Rama i është rikthyer edhe një herë, deklaratave të tij për Bashkimin Evropian lidhur me politikën përjashtuese për vaksinimin e Ballkanit kundër covid-19.
Rama është shprehur se nuk ka asnjë koordinator të Parlamentit Evropian që të hedh akuza ndaj tij, pasi sipas Ramës nuk mund të mos reagonte kur bëhej fjalë për jetën e qytetarëve.
Më tej Rama ka shtuar se është në një linjë me Presidenten e Komisionit Evropian për sa i përket kritikave ndaj BE për vaksinimin.
“Janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tër llafet e zeza. Duan të vijnë në pushtet me pseudo programe. Unë skam përgojuar BE. Kam thënë atë që po e thonë sot të gjithë. E dëgjoni se çfarë po thonë në BE dhe Presidentja e KE. Po përgojon Europën ajo? Pse unë kur nuk flas vetëm për veten time flas dhe për të gjithë. E mbroj vetë BE më mirë se kushdo. Po qe puna për devocion për BE dhe rrugës ndaj BE dhe respektin ndaj BE. Ata flasin kështu se ushqehen nga Tirana dhe furnizohen nga këtu. Prandaj janë mësuar ata të flasin kështu. Për kë flet ai? Në kafene është ai ? Në Bruksel apo Babrru? Ne nuk meritojmë të marrim vaksinën se nuk kemi dakordësi për zgjedhjet? Ne nuk meritojmë të vaksinohemi se nuk kemi rënë dakord për 5 Qershorin. Dëngla dhe dokrra. Di 1 Qershorin. Ça është 5 qershori? Ç’punë ka këtu një koordinator i Parlamentit Evropian? Pse ca jemi ne këtu. Ta hamë barë dhe të mos flasim. E zgjas për shqiptarët në radhë të parë. Mos u jepni shumë zë disa që në vendin e tyre nuk i njeh njeri se kush janë. E na thonë se ku bie BE e ku është hëna. Nuk ndodh në asnjë vend./TCH
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç