Deklaratat e ministrit grek Dendias për çështjen e detit, reagon presidenti Ilir Meta

18:09 | 30 Maj 2022
A Z

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtmen të Greqisë, Nokos Dendias, lidhur me zgjidhjen e çështjes së detit.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se në rolin e presidentit ai i ka kërkuar tre herë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka patur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.

“Dua të sqaroj se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, zoti Bushati, paraqiti kërkesën për nisjen e procesit të negociatave me Greqinë për yonat e tyrë detare.Pas paraqitjes së info shtesë, presidenti autorizoi ministrin që sipas kritereve të lëshojë fuqinë për negociatorëve. Qëllimi saktësia e vijës delimituese. Grupi negociator është pajisur me autorizim për kufizimin e zonave detare. Sipas autorizimimit, vetëm grupi negociator është mandatuar për të negociuar me palën greke. Prill-Qeshor 2018 janë zhvilluar tre negociate. Presidenti është vënë në dijeni për disa shqetësime serioze. Mes presidentit dhe kryeministrit është realizuar një takim ku u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte negociatat me shtetin gre. Kur kryeministri nuk po merrte asnjë vendim, me shkresë, rikërkoi ndërhyrje për përshpejtim. Sërish nga kryeministri nuk pati asnjë reagim. Në mungesë të reagimit, presidenti përmes një shkrese i rikërkoi ndërhyrjen e tij, duke marrë drejtimin e këtij procesi. Sërish nuk pati asnjë reagim. Nga kryeministri i cili mbajti njësoheshit rolin e ministrit, nuk është përcjellë asnjë info mbi ecurinë e këtij procesi“, tha Meta./tch

Të ngjashme