Google ADS

Deklaratat e Dvoranit, Presidenca: Nuk presim asnjë reflektim nga një dhunues i Kushtetutës

15:09 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ka reaguar presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi pas deklaratave pas pyetjes në Prokurori për gati 3 orë të kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Dvorani lidhur me padinë që presidenti ka bërë ndaj tij tha sot për mediat se: “Nuk është e mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me produkte artiske e filma, por në rrugë ligjore tek organet e ligjit”.

Ndërkohë në reagimin e presidencës thuhet: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend”.

“Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.”, sqaron presidenca më tej./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme