“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër largimi imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt”, ka qenë kjo deklarata e ministrit britanik për emigracionin, Robert Jenrick, në të cilën duket qartë gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Pas kësaj deklarate ka reaguar ministrja për Punët e Jashme, Olta Xhaçka e cila ka thënë se është tronditur nga deklarata e ministrit britanik për shqiptarët.
Deklaratën e ministrit britanik për shqiptarët, Xhaçka e konsideruar një “veçim të turpshëm të një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”.
“Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”!
Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturë,ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.
Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Ministrja Xhaçka në Twitter./tvklan.al
1/3 Shocked beyond words to hear a Minister of State in charge of Immigration use such language for some more miserable votes.”Find the #Albanian,detain the #Albanian“! https://t.co/wu6NBQ25Qt
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 14, 2023
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...