Deklarata e bërë dje nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta, se do të japë dorëheqje nëse nuk ka zgjidhje të krizës politike në vend, i ka bërë jehone edhe gjigandi mediatik amerikan, Fox News.
Në një shkrim të shkurtët, Fox News, vë në dukje se Presidenti i Ilir Meta mund ta marrë këtë vendim për shkak të krizës politike që ka goditur Shqipërinë.
Presidenti shqiptar thotë se do të jetë gati të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike të vendit. Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka dhënë dorëheqjen nga mandatet e saj parlamentare dhe po mban protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Presidenti Ilir Meta, ish-drejtues i një partie të vogël të majtë tani në opozitë, tha të mërkurën se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ai ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nëse ai “ishte i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”. Socialistët thonë se opozita nuk po ndihmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brukseli do të vendosë në qershor nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit me Shqipërinë.
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...