Një muaj pas protestës së dhunshme të 16 shkurtit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dy forcat kryesore të opozitës shqiptare, kanë kërkuar një pjesëmarrje më masive për protestën e dytë të 16 marsit, tashmë që deputetët e opozitës janë kthyer në ish-deputetë pas dorëzimit të mandateve.
Detaje mbi përgatitjet nuk ka ende, por pjesëmarrja e popullit pritet të jetë e ngjashme me atë të para një muaji, siç u shpreh Anila Basha, ndërkohë që askush nuk mund të parashikojë nëse edhe dhuna do të jetë përpjestimore me organizimin e protestës së 16 shkurtit.
Por këtu ka ndërhyrë Mesila Doda, Sekretare e PDIU-së, e cila tha ndër të tjera se opozita i ka shteruar të gjitha mundësitë që kishte në dorë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, e cila sipas saj ka kapur gjithçka. Përveç pushtetit ka kapur edhe gjykatat që kanë arbitrat e qeverisjes, tha ajo, ndërkohë që në Parlament kanë shkuar prej vitesh përfaqësues të krimit.
Me këto argumente, zonja Mesila Doda justifikoi hapin ekstrem të djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, edhe pse në fakt ata deputetë që hoqën dorë po zëvendësohen nga dita në ditë me të tjerë ndër radhët e partive politike të opozitës, që kanë pranuar hyrjen në Parlament.
“Në momentin që demokracia bjerret, palët shkojnë drejt një konflikti civil”, deklaroi Mesila Doda në “Open” nga Eni Vasili. Por një gjë e tillë në Shqipërinë e 2019-s është e papranueshme për Europën dhe botën, ndaj vendi do të shkojë sipas saj shumë shpejt në zgjedhje.
Por këtu ka ndërhyrë Shpëtim Nazarko, i cili ka përjashtuar me forcë mundësinë e përsëritjes së një konflikti civil në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 1997.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë