Deklarata e fortë e gazetarit: Në Ballkan do të plasin trazira të tmerrshme

23:23 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Moderatori Arjan Çani i ftuar në “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili ka deklaruar se sipas tij këto kohë dicka po ndodh në ballkan.

Sipas tij debati i ndryshimit apo normalizimit të kufijve, në fakt po krijohet nga dikush që po kërkon të përgatisë një trazirë të tmerrshme në ballkan, që nuk do të jetë shumë e largët.

“Këto janë rastësi apo një dorë e padukshmne që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një corbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Balkanin përeth. Atëherë ca po ndodh me Balkanin?

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme