Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte, duke deklaruar se historia na ka treguar se mafiozët dhe ata që merren me krimin vriten.
I ftuar në syri.net, Salianji shtoi se kryeministri Rama është në fakt një bandit apo mafioz. Deputeti ka lënë të nënkuptuar se Kryemafiozi mund të vritet.
“Historia na ka treguar që asnjë kryemafioz nuk është larguar vetë. Historia tregon që kush merret me mafien vritet”- është shprehur deputeti.
Deklarata:
‘Unë di tu them se sot nuk ka asnjë bandë të arrestuar. Nëse del ministri apo kryeministri që të thonë se kemi një bandë të arrestuar. Ka zero zyrtarë të lartë të PS-së të arrestuar. Edhe ky i Kavajës u dënua me punë në komunitet. Bëseoj se qytetarët e kanë të qartë se kush gënjen.
Në këtë situatë ku nuk ka luftë të vërtetë, sepse këta që vrasin dhe që ndajnë drogë, quhen rrugeçër e jo banditë. Pra i bie që bandit të jetë Rama. Historia na ka treguar që asnjë kryemafioz nuk është larguar vetë. Historia tregon që kush merret me mafien vritet. Por në aspektin politik është sovrani ai që do ta largojë këtë kryeminsitër. Pasi në fund ëhstë sovrani që vendos për gjithçka’- tha Salianji.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...