Dekani i fakultetit Juridik, Artan Hoxha deklaron se në grupin e ngujuar nuk janë vetëm studentet, por edhe persona të jashtëm, që s’janë fare studentë.
“Keqkuptimet duhen evituar sepse kemi kaq kohë që po mundohemi orar e pa orar për të bërë të mundur hapjen e objektit, pavarësisht nesh, sepse ne e kishim kërkuar edhe më përpara, i kërkuam Rektorit që të shikonte situatën se si është. Ajo që mua më shqetëson është fakti që në ambientin e Fakultetit të Drejtësisë janë persona të paautorizuar për të qenë. Përveç studentëve tanë ka edhe student të fakulteteve dhe universiteteve të tjera, ka edhe persona që nuk janë farë student”, deklaroi dekani.
Ajo çka të bën përshtypje është se Artan Hoxha ka lëshuar këtë deklaratë vetem në agjencinë shtetërore të lajmeve ATSH në një kohë kur sot në fakultetin e Drejtësisë kanë qenë me dhjetëra kamera e gazetarë.
Kujtojmë se Partia Demokratike e ka akuzuar dekanin Artan Hoxha se po i shërben pushtetit të Edi Ramës duke tentuar të nxjerr jashtë me policë studentet protestues.
Në një deklaratë për mediat, pak ditë më parë, Gazmend Bardhi do të shprehej:
Artan Hoxha ka arsye për t’i shërbyer Edi Ramës, jo vetëm për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në karrierën e tij profesionale, por mbi të gjitha për paligjshmëritë e së shkuarës. Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Hoxha, sot Dekan i Fakutetit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për habinë që shkaktoi përgjigja e tij përpara Parlamentit për dhurimin nga i vëllai të 200 mijë dollarëve, të cilave nuk i dihej burimi. Artan Hoxha ende nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë e tij të paligjshme, sesi brenda pak kohësh, me kursime familjare, arriti të blinte një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, një apartament tjetër në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë”.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut