Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës ka bërë të ditur se në një operacion të përbashkët të Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare në Vlorë dhe Kapitenerisë së Portit në Vlorë, rreth orës 01:30 të ditës së sotme u bë i mundur shpëtimi i jetës së dy turistëve holandezë me velierën AIOLOS.
Mjeti kishte pësuar defekt në motor dhe turistët lëshuan sinjalin SOS nga pozicioni 3.5 milje nga Kepi Gjuhëzes.
Pas sinjalit organizua operacioni shpëtim-kërkimit dhe u arrit qe veliera te rimorkohej e të sillej në ishullin e Sazanit, ku po i jepet ndihma nga tekniket e Flotës Detare për riparimin e motorit./TCH
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...