Google ADS

Dedja: Pas Presidentit të KiE, së shpejti në Tiranë edhe Presidenti i PE

21:06 | 24 Janar 2020
Trina Galanxhi

Zëvendësministri i Jashtëm, Sokol Dedja tha për “Vizion+” se vizita e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel është një tregues për mbështetjen për hapjen e negociatave. Sipas tij, së shpejti në Shqipëri do të vijë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian.

 

Ai e ndali theksin edhe tek metodologjia që Franca kërkon të ndryshojë për procesin e negociatave. Dedja deklaroi se në fillim të shkurtit vendet anëtare të BE do të fillojnë diskutimin për këtë metodologji.

 

Pjesë nga intervista:

 

Presidenti i Këshillit Evropian vizitoi sot Tiranën. Si duhen lexuar mesazhet e tij?

 

Vizita e tij është shprehje e mbështetjes së institucioneve të BE për marrjen e këtij vendimi pozitiv për Shqipërinë. Patëm sot Presidentin e Këshillit, kishim Komoisionierin për Zgjerimin dhe do të kemi së shpejti edhe Presidentin e PE. Është një shprehje në nivelin më të lartë politik për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Pas vetos së Francës, kemi dëgjuar për metodologjinë e re të zgjerimit. Cili është thelbi?

 

Veto e Francës u lidh pikërisht me këtë, nevoja për të ndryshar procesin e anëtarësimit. Presidenti francez shprehu pakënaqësinë me mënyrën si ka funksionuar procesi i negociatave deri tani. Në fusha të ndryshme, 33 kapitujt, të mos jenë të shkëputur nga njëri tjetri por të grupohen. Do të jetë një proces i gjatë se është i vështirë për të arritur përputhjen e plotë të legjislacionit tonë me atë të BE. Prandaj është e nevojshme që gjatë procesit të ketë përfitime të prekshme për qytetarët. Së pari mbështetje financiare. Në prill komisioni do të paraqesë një rritje të investimeve financiare. Presidenti francez ka thënë se nëse arrihet konsesusi nga vendet anëtare, është i hapur për të evcur përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni do të paraqesë metodolgjinë më të përshtatshme dhe më pas do ta votojnë.

 

A do të ketë një vendim për negociatat para Samitit të Zagrebit?

 

Varet sesi do të ecë mes vendeve anëtare se kur do të arrihet konsesusi për metodoligjinë e re. Propozimi do të paraqitet në fillim të muajit shkurt dhe varet sa kohë do të marrë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme