Dëbora zbardh Dibrën

09:10 | 20 Janar 2024
K.B

Dibra është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të shtunë.

Trashësia e borës që ka nisur që nga ora 04:00 e mëngjesit ka arritur në 10 centimetra në Peshkopi dhe Bulqizë.

Në zonat malore trashësia e borës është më e madhe dhe varion nga 15-20 centimetra. Rruga e Arbrit është e kalueshme pas punës se mjeteve borëpastruese.

Vështirësi ka në bypass-in e Murrizit dhe për këtë arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme