Kukësi është zgjuar i zbardhur nga bora, në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.
Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta pasi trashësia e borës i kalon 40 cm.
Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës. Një numër i madh banorësh vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës. Aktualisht Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës janë pa furnizim me energji.
Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësit e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zingjirë./tch/
Rekord udhëtarësh – Aeroporti i Rinasit mirëpriti mbi ...
Elmedin Rama do të vazhdojë karrierën në Çeki tek Pardubice
Mbi një orë pritje në Merdarë për të dal nga vendi, kjo ësht...
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?