Reshjet e shumta të dëborës që përfshinë veriun dhe jugun e vendit sollën problematika në disa zona.
Llogaraja u bë e pakalueshme mbrëmjen e së hënës nga dëbora dhe ngricat. E njëjta situatë ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ku siç raporton korrespondenti ynë, policia nuk po lejon kalimin pa zinxhirë të automjeteve, shkruan top channel.
Dëbora përfshiu edhe juglindjen. Në rrugët Qafë Thanë-Pogradec dhe Korçë-Dardhë, dëbora shkoi mbi 15 cm. Por, për momentin nuk janë akse të bllokuara.
Probleme kanë dhe disa akse në veri të vendit, ku zona e Thethit mbetet e bllokuar, ndërsa në Dibër disa rrugë kanë zënë shtresa akulli dhe kalimi bëhet me zinxhirë.
Edhe fshati Qarrishtë në Librazhd raportohet të jetë i bllokuar nga dëbora./Top Channel
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...