Të premten e 20 korrikut, familja është dëbuar me avion për në Shqipëri.
Mbrëmjen e së enjtes, më 19 korrik të këtij viti, dy fëmijë dhe prindërit e tyre shqiptarë u mbyllën në qendrën e paraburgimit në Nîmes, për tu dëbuar në Shqipëri. Të shoqëruar nga policia në kufi, të premten ata u dëbuan shumë herët me një avion për në Shqipëri.
Kjo familje së cilës iu kishte refuzuar azili, ka qenë e detyruar të largohej nga territori francez, shkruan “Midi Libre”, përcjelll Albinfo.ch. Ajo ishte nën arrest shtëpiak në Mende (Lozère), ndërsa fëmijët, një djalë dhe një vajzë, kanë qenë shkollarë të klasës së pestë dhe të tretë. “Shoqata franceze edukatë pa kufinj” RESF, ka denoncuar “hipokrizinë” e rrjedhës dhe mbylljen e dy të miturve.
“Babai është dashur të shkojë për çdo ditë në stacionin e policisë”, ka deklaruar kreu i RESF, Atij i kishin thënë se nga fundi i gushtit, babai nuk do të kishte qenë më në shënjestër”.
Të enjten, më 19 korrik, përderisa babai ka qenë në stacionin policor, policia erdhi në apartamentin e tyre për të marr nënën shtatzanë dhe dy fëmijët e mitur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...