Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus ka përshëndetur dhe lavdëruar vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi dy diplomatët iranianë.
Këtë të mërkurë qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati. Me publikimin e lajmit, Zëri Amerikës raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.
Në statusin e saj, zëdhënësja Morgan Ortagus thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit lavdëron vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur si të tillë. Regjimi iranian – thotë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...