Presidenti i Republikës Ilir Meta është dakordësuar me reagimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, lidhur me dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Tirana zyrtare.
Deklarata u bë nga Pogradeci, ku kreu i shtetit ishte në kuadër të një aktiviteti. Interesimit të gazetarëve për protestën e studentëve, Meta iu përgjigj: “Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime në mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend”.
Prononcimi i Presidentit Meta në Pogradec
Pyetje: Zoti President, një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Si e komentoni faktin që është përpjekur ta votojë në fshehtësi, në ilegalitet të plotë dhe menjëherë?
Presidenti Meta: Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.
Pyetje: Ju keni mendimin që klasa e pasur të tatohet akoma edhe më shumë. Kuvendi ka tjetër mendim zoti President?
Presidenti Meta: Kemi ardhur për “Festën e Verës” këtu në Pogradec, dhe besoj që është një mbrëmje që duhet t’ua kushtojmë prodhuesve të vegjël e të mesëm të Pogradecit.
Pyetje: Një koment tuajin për protestën e studentëve?
Presidenti Meta: Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime në mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend.
Pyetje: Zoti President, mbi “vettingun” në politikë, duket sikur dy forcat politike janë të dyzuara. Ju a keni një mesazh?
Presidenti Meta: Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale.
Pyetje: Për largimin e ambasadorin iranian?
Presidenti Meta: Për këtë çështje jam tërësisht aprovues ndaj reagimit të Ministrisë sonë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Pyetje: Ju keni miratuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por nuk kemi ende një reformë zgjedhore. Mendoni se është e vonuar?
Presidenti Meta: Padyshim që jemi të vonuar dhe unë apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Pyetje: Kjo klasë politike do të jetë e përgjegjshme për ta arritur këtë?
Presidenti Meta: Ne inkurajojmë përgjegjshmërinë maksimale, sepse kjo bëhet për interesin e vendit dhe shpresojmë se interesat e politikës të mos cenojnë interesat e vendit, por të mundohen t’u përgjigjen atyre me përgjegjshmëri të plotë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...