Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar ashpër ndaj vendimit të shumë shteteve të NATO-s, përfshi këtu dhe Shqipërinë, pr të dëbuar diplomatët rusë.
Rusia zyrtare e ka cilësuar aktin si një fushatë aspak miqësore dhe anti- ruse që nuk ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës në incidentin e ndodhur në 4 mars në Salisbury, ku një ish spiun rus dhe vajza e tij u vranë me agjentë kimikë.
“Gjesti provokativ i të ashtuquajturit solidaritet të këtyre shteteve me Londrën… është një vazhdim i politikës konfrontuese për përshkallëzimin e situatës”, thuhet në deklaratë.
Shqipëria ishte njëri ndër vendet e NATO-s, që ashtu si edhe SHBA-të vendosën dëbimin e përfaqësuesve rusë në vendet e tyre. Britania së bashku me aleatët bëjnë fajtor Rusinë për vrasjen e ish spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij në tokën angleze.
Reagim i plotë:
“Na krijon keqardhje deklarata për incidentin kimik në Salisbury e miratuar më 22 mars gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian. Formulimi i përdorur nga BE-ja, i cili ia hedh Rusisë përgjegjësinë e ngjarjes vetëm për arsye se “nuk ka asnjë shpjegim tjetër të besueshëm”, përbën në thelb një akuzë të pathemeltë kundër vendit tonë. Gatishmëria e Këshillit Evropian për të rënë dakord me interpretimin britanik të incidentit në Salisbury mund të shpjegohet vetëm me dëshirën për të mbështetur Kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May, e cila u gjend në një situatë të vështirë.
Njëkohësisht vëme re që në këtë interpretim të ngjarjeve çdo ditë shfaqen gjithnjë e më shumë mospërputhje: që nga shpejtësia e paparë e identifikimit nga britanikët të “origjinës ruse” të toksinave që janë gjetur në vendin e atentatit ndaj Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij, deri tek faktet e zbuluara nga mediat lidhur me presionin, i cili ushtrohet nga autoritetet britanike mbi stafin e laboratorit kimik në Porton Doën.
Ende nuk kemi marrë asnjë argument të palës britanike, i cili do të na detyronte, siç na sugjeron Këshilli Evropian, “të japim përgjigje” për sa u përket ngjarjeve tragjike në Salisbury. Jemi plotësisht të gatshëm të punojmë bashkë me anglezët, megjithatë pala britanike po i shmanget bashkëpunimit. Shkëmbimin e mëtejshëm të mendimeve besojmë se mund të vazhdojmë në kuadër të organizatës kompetente ndërkombëtare që është Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK). Besojmë se liderët e BE-së, po të kishin sinqerisht dëshirë për të ndihmuar investigimin, duhet t’i nxisnin partnerët e tyre britanikë që të nisin konsultime konstruktive me palën ruse sipas procedurave të ONAK-ut të aplikueshme në raste të tilla.
Aq më tepër që mbështetja e dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të forcimit të instrumenteve ndërkombëtare në fushën e mospërhapjes, përfshirë këtu edhe Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike, është e parashikuar drejtpërdrejt jo vetëm në Strategjinë Globale të BE-së të vitit 2016, por edhe në “hartën e rrugës” të vitit 2005 për hapësirën e përbashkët të sigurisë së jashtme Rusi-BE. Është për të ardhur keq që në vend të kësaj Bashkimi Evropian preferoi t’i bashkohej një tjetër fushate anti-ruse të nisur nga Londra dhe aleatët e saj përtej oqeanit me një qëllim të qartë për të krijuar edhe një pengesë më shumë në rrugën drejt normalizimit të situatës në kontinentin evropian”./Gazeta Express
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...