Ambasadori i Iranit në Tiranë, Gholamhosein Mohammadnia, është një nga dy diplomatët e dëbuar nga vendi jonë nga Ministria e Jashtme shqiptare.
Këtë fakt e ka bërë me dije këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Twitter, i cili falenderon kreun e qeverisë për vendimin e marrë.
” Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke u sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizëm nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar si dhe ata që dënojnë sjelljen e pamatur të Iranit në Evropë dhe në të gjithë globin”, shprehet Bolt.
Top Channel ka mësuar se Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Në përgjigje të interesit të Top Channel, zëdhënësja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e konfirmon këtë informacion.
Sipas zëdhënëses së MEPJ-së, “vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”./gsh/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...