Google ADS

Debati për zgjerimin, Rama: Qëndrojmë të sigurt në autobusin e ngadaltë evropian

19:33 | 29 Gusht 2023
E.G

Pas Deklaratës së Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel i cili tha se viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet tashmë kandidate dhe BE të jetë e gatshme për zgjerim ka pasur reagime nga Komisioni Evropian.

Me anë të një konference për media në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat tha se Komisioni nuk është i përqëndruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të BE-së.

Lidhur me këtë qëndrim të Komisionit ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili me anë të një postimi në Tëitter tha se edhe pse udhëtimi në destinacion mund të jetë i ngadaltë, autobusi evropian është i sigurtë.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë”,  shkroi Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme