Kërkesat e shumta të shtetasve shqiptarë për azil në Francë janë një problem i madh. Për këtë diskutoi Asambleja e Përgjithshme franceze me qeverinë e presidentit Emmanuel Macron, që akoma nuk e ka përcaktuar qëndrimin e saj për çeljen e negociatave me vendin tonë.
Duke folur në parlament, Kryeministri Edouard Philip tha se është e papranueshme që të vijnë kërkesa për azil nga shtetas të vendeve kandidate për në BE.
“Për mua është e papranueshme që shumë kërkesa për të drejtë azili në Francë, vijnë nga vende si Gjeorgjia dhe Shqipëria, që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Ne kemi për detyrë t’i zgjidhim situata të tilla. Realiteti është se Zyra Franceze e Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Personave pa Shtet është e tejmbushur nga kërkesat e shumta për azil”, tha kryeministri Philip.
Vitin e kaluar, Franca regjistroi 123 mijë kërkesa për azil, një rritje prej 22% krahasuar me 2017. Në bazë të të dhënave zyrtare, Afganistani kryeson listën me 10.270 kërkesa, ndërsa më pas vjen Shqipëria me 9690 dhe Gjeorgjia me 6960. Për vendin tonë janë pranuar vetëm 175, refuzuar mbi 8 mijë dhe mbetur pezull 3 mijë kërkesa të tjera. /A2
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok