Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat.
Duke diskutuar rreth marrëveshjes së 5 qershorit mes PS e PD, Bushati ka akuzuar Spiropalin se po “gënjejnë sy për sy” qytetarët kur thotë se e kanë respektuar atë.
Ndërkohë, Spiropali ka këmbëngulur se qeveria jo vetëm e ka respektuar marrëveshjen, por është treguar “shumë e duruar me opozitë:
Debati:
Spiropali: Koalicionet nuk pengohen
Bushati: Koalicionet siç ishin pengohen
Spiropali: Nuk mund të përcaktosh me një marrëveshje si do jetë sistemi.
Bushati: Nuk bën konsultativ… ata pasi kanë prish 5 qershorin, thonë Këshilli Politik nuk bën
Spiropali: Po ndryshojmë formulën e KQZ keni prish themelin
Bushati: Nuk fitohet me gënjeshtra beteja, duhet ndershmëria
Spiropali: Të vërtetat i di i madh i vogël, kemi treguar durim olimpik
Bushati: Jeni qesharakë
Spiropali: Qesharakë jeni ju që nuk kuptoni që ja qani ju hallin opozitës, ku nuk ja qajnë hallin ata vetes.
Bushati: Ju gënjeni njerëzit sy për sy, tjetër thoni, tjetër bëni
Spiropali: E ke përdorur fjalën gënjeshtër shumë herë, ai që përdor këtë fjalë, mbase ju ka gënjyer dhe ju./tch/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...