Google ADS

Data e re e zgjedhjeve, Meta nis konsultimet me drejtuesit e partive

17:39 | 12 Qershor 2019
A. B.

Tri ditë pasi firmosi anulimin e zgjedhjeve, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta po mendon të dekretojë një datë të re.

Konsultimet ka vendosur t’i nisë me pengesën më të lehtë, 5 aleatët e kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilët publikisht kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për 6 muaj.

Pak orë para takimit aleatët vendosën të bëjnë një ndalesë në zyrën e Bashës, ku krahas urimit për 45-vjetor nuk anashkaluan ftesën e presidentit, i cili ndryshe nga një vit, ka vendosur që të bëjë një përjashtim.

Bisedat për datën e re do t’i bëjë të ndara. Përpjekjen më të vështirë pritet ta ketë me dy aktoret kryesor të zgjidhjes së krizës Bashën dhe Ramën të cilët nuk kanë lëvizur aspak nga qëndrimet e tyre krahas situatës së re te prodhuar nga Ilir Meta.

Socialistët të enjten presin të nisin procedurat për shkarkimin e kreut te shtetit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të injoroje dekretin e presidentit.

Katër anëtarët e zgjedhur nga partia socialiste të cilët janë marrë në mbrojtje nga garda për shkaqe sigurie, thirren sot mbledhjen të vetëm pa kryetarin/Tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme