Deklaratat e përçarta të Monika Kryemadhit në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ajo nuk mungoi të lavdëronte punët e mira që Erion Veliaj ka bërë në Tiranë, nuk kanë pështjelluar vetëm opinionin opozitar, por bien kryekëput ndesh edhe me vijën politike të partisë që ajo kryeson.
Pasi dikur ka thënë se edhe mund të votonte për rizgjedhjen e kryebashkiakut aktual, pasi ka derdhur lot duke i qarë hallin se “i keqi”, Rama mund të mos e kandidojë prapë, Monika Kryemadhi këtë të premte ka thënë: “Përveç teatrit dhe Unazës së madhe që po e detyron Rama, për Veliajn nuk mund të thuash që nuk ka punuar. Erion Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet”.
Pra sipas zonjës së LSI, megjithëse hedh firmat për të këqiat “Lalin” e detyron kryeministri, kurse punët e mira i bën vetë.
Mirë po ky qëndrim i përsëritur shpesh nga kryetarja, duket se nuk përputhet me mendimin e paraardhësit të saj aftashkurtër, Petrit Vasilit. Duke iu referuar thënies misogjine të Veliajt për gishtat e prerë të polices Ina, ish kreu i LSI-së tha dy ditë më parë se Veliaj i përket një race që nuk ka vlerë pa karrigen pas së cilës është ngjitur: “…ky kryetari i bashkise e te tjere si ky,produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më”.
Por, më i ashpër ka qenë reagimi i sh ministrit të drejtësisë të LSI-së, Ylli Manjanit, i cili shpërtheu menjëherë pas thënieve të përçartura të Kryemadhit. “Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave”, shkroi këtë të shtunë Manjani. Duke i’u kundërvënë drejtëpërdrejt Kryemadhit ai vazhdoi: “Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.
Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme”.
Natyrisht si qëndrimet e Vasilit dhe ato të Manjanit shkojnë në vijim të qëndrimeve të opozitës. Por, në këtë kronologji, ato që çudisin janë zigzaket haluçinante të bashkëshortes së Ilir Metës. Nga thëniet e saj nuk kuptohet nëse ajo do të jetë në opozitë apo në pushtet për zgjedhjet e Tiranës. Nuk kuptohet gjithashtu se si ajo vazhdon të amnistojë një njeri që e ka akuzuar se i ka blerë anëtarët e këshillit bashkiak, për të bërë korrumin që i duhej PS.
Këto pikpyetje kanë vetëm një shpjegim: nëse ata këshilltarë bashkiakë, Monika i ka shitur vetë. Apo nëse më keq akoma, ajo është politikanja që përshkruan Edi Rama, që qëllon me çizme për të marrë pjesën e saj të tepsisë. Sepse sjellja e Kryemadhit ndaj kryebashkiakut, që po huton edhe LSI-në, i ngjan sjelljes së një politikaneje me lugë në brez./lapsi.al/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...