Google ADS

Dashamir Shehi komenton letrën e Ramës: Na mendon budallenj

22:55 | 22 Maj 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzim Basha, duke e ftuar atë për t’u ulur së bashku në një dialog pa kushte.

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar këtë letër. Sipas tij letra është tallëse.

Ne nuk do marrim pjesë në zgjedhje, do bëjmë çmos që zgjedhjet të mos bëhen. Duke e parë këtë situatë, ai teatri i vjetër i kukullave e ka kuptuar që tani duhet të bëjë një xhest publik dhe për t’ja lënë ngarkesën pjesës tjetër. Nëse do kishte përmendur largimin e vetë, do kishte hapur një spirale. Fraza e fundit, ai e quan këtë një krizë të pakuptimtë. Letra është e kuruar dhe është pak tallëse, ka pak Konicë këtu. Se e imiton, se i mendon njerëzit budallenj”, deklaroi ish-deputeti.

Po a duhet ta pranojë opozita këtë ofertë?

Nëse zoti Basha do ta pranojë, le ta pranojë! Është puna e tij. Të gjithë këto tallje që ka bëre Rama këtë radhë i ka hedhur me letër. Kjo është tallje e madhe, tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoi këtë letër në vëmë në dyshim reputacionin tonë që kemi ndërtuar në gjithë këtë kohë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek kjo letër. Nuk merr asnjë kosto PD, nëse i thotë jo”/ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme