Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk rezulton në listën e personave që i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, për shkak të përfshirjes në korrupsion.
Mediat shqiptare kanë kontaktuar Departamentin Amerikan të Shtetit pas debateve të ashpra në seancën e djeshme në Parlament mes Kryeministrit Rama dhe Sali Berishës. Dyshimi lindi pas asaj që dukej si një pyetje retorike e kreut të qeverisë Rama, kur pyeti Berishën nëse mund të kalonte dot oqeanin nëse dëshironte.
Pas interesimit të mediave shqiptare, Departamenti Amerikan i Shtetit paraqiti rastet e publikuara të refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit, ku pas verifikimeve rezulton se emri i Sali Berishës nuk është në listë. Përpos këtyre pak rasteve të publikuara, Shtetet e Bashkuara përgjithësisht nuk komentojnë rastet individuale të vizave – përfundon Departamenti Amerikan i Shtetit. /abcnews.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...