Ish-Ministrin, Ylli Manjani, më shumë se darka në vetëvete e ministrave të Ramës te “Nusreti” në Dubai, e shqetëson tentativa e qeverisë për ta fshehur ngjarjen.
Manjani: Unë jam nga ata që u them, u bëftë mirë! Nuk jam nga ata që komentojnë bukën e gojës askujt, bukën do ta hanë të gjithë sipas xhepit, dikush ha mish, dikush makarona.Ajo që unë nuk gëlltis dhe nuk kam gëlltitur në këtë ngjarje është që propaganda pas saj për ta fshehur ngjarjen. Ku ishte i ftuari, si paskan shkuar këta në një darkë me kapuça si kaçakë? Çfarë është kjo histori?Thuaj isha për qejfin tim në një darkë dhe nuk jap llogari. Po të keni ndonjë shqetësim shkoni te ILDKP-ja, të shohin faturat, shpenzimet e muajit, ka instrumenta shteti për këtë gjë.
I ftuar në Rtv Ora, Manjani thotë se cinizmi lidhet edhe me kohën kur u shfaq darka.
Manjani: Në ngjarje të tilla të cilat ndodhin në ditën kur Shqipëria është në mes të ujit, kjo është cinizëm.Çfarë do kamera atje, kanë xhiruar dhe veten këta. Është kemera profesionale, jo sigurie. Pranoe që ishe për qejf, mbaruam punët e shtetit dhe u ulëm për të ngrënë bukë.
Sipas Manjanit, fakti që të gjithë po merren me mishin nuk po flitet për gjëra më madhore që kanë ndodhur atje.
Manjani: U harruan të gjitha se po merremi me mishin Iku porti, iku Ksamili, Saranda, ikën të gjitha shërbimet publike. Të gjitha shërbimet publike në Shqipëri janë privatizuar tashmë, nuk e di pse shqiptarët duan qeveri më? Kjo është bërë qeveri private, është dhënë me koncesion e gjitha.Do të merremi ne seriozisht ku shkon paraja publike. Ministrat nuk janë hyjnorë, hanë dhe dhjesin. Askush nuk po merret me produktin, çfarë bëjnë ata.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...