Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zbuluar temat për të cilat foli me liderin opozitar, Lulzim Basha në darkën e sotme jozyrtare.
Kim thotë se me Bashën diskutoi për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës shqiptare për çështjet kryesore si dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja deklarohet e qartë se kërkon që partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që garanton se SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira e të ndershme.
Statusi nga Yuri Kim:
Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në./bw
Met w/DP Chairman @lulzimbasha_al tonight. Discussed the essential role of the opposition in democracy, opposition’s views on main issues, and preparations for April 25 election. All parties must ensure clean candidates. ?? will do its part to support free & fair elections in ??.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 19, 2020
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet