Mesa duket nuk ka qenë një darkë e lehtë ajo që kreu i opozitës Basha ka pasur dje me disa ambasadorë të Bashkimit Evropian.
Në drekë, merrnin pjesë ambasadorët e Britanisë, Francës, Greqisë, Danimarkës dhe Italisë.
Burime të besueshme thanë se gjatë takimit diskutimet janë fokusuar më së shumti tek protesta e opozitës dhe sidomos tek kërkesa e palëvizshme (deri tani) e Bashës për rrëzimin e qeverisë Rama dhe kalimin në një qeveri teknike drejt zgjedhjeve.
Të njëjtat burime thonë se reagimi i ambasadorëve ndaj kërkesës në fjalë të kreut opozitar ka qenë negativ dhe unanim.
Sipas informacioneve, diplomatët europianë i kanë sqaruar Lulzim Bashës se kërkesa për një qeveri teknike do të “dëmtonte vendin dhe vetë PD” dhe se “asnjë qeveri e BE nuk do të ishte e gatshme ta mbështeste”.
Ndërkohë që mësohet se Basha do të vijojë me takime me ambasadorë të tjerë europianë, duket se vendet e kontinentit të vjetër vijojna të shohin ftohtë kërkesën e opozitës shqiptare për një përmbysje politike në tavolinë, në prag të zgjedhjeve.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri