Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun e Danimarkës Henrik Kristensen me rastin e 5 qershorit, Ditës së Kushtetutës, teksa i ka bërë ftesë Kristensen të vizitoj Tiranën.
“Nën shkrimi dhe shpallja e Kushtetutës më 5 qershor 1849 ishte një ngjarje e madhe historike për sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror dhe të ardhmen e popullit mik danez. Në Kushtetutën e shpallur më 5 qershor 1953 u zgjeruan edhe më shumë të drejtat civil edhe private të qytetarëve”,- thekson Ruçi.
“Përfitoj nga ky rast për t’ju falenderuar që Danimarka iu bashkua vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit 2020, për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Siç edhe diskutuam gjatë takimit tonë në Strasburg në tetor të viti të kaluar, avancimi i arritjeve të Shqipërisë në reformat integruese është një investim për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”,- shprehet Ruçi.
“Për fat të mirë, Shqipëria dhe Danimarka patën pasoja jo të rënda nga pandemia e koronavirusit dhe po dalin nga kjo situatë. Të njëjtën urojmë edhe për popujt e tjerë të botës. Shpresoj që bashkëpunimi ynë të rifillojë së shpejti dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për ju.”,- shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën drejtuar Presidentit të Parlamentit të Danimarkës, Henrik Dam Kristensen, me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...