Google ADS

Danielsson: Djegia e mandateve minon procesin integrues

14:06 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson e ka quajtur si të dëmshëm për procesin integrues vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Për Danielssonin, procesi i integrimit po minohet nga ky vendim.

Zyrtari i lartë i BE-së, ka theksuar se duhet dialog konstruktiv mes palëve, por shtoi se bojkoti eshtë kundërproduktiv dhe minon proceset.

“Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE. Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i aëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracia të pjekur.
Pra duhet një dialog konstruktiv. Mendoj se duhet theksuar ajo që u tha nga zonja Mogerini dhe zoti Hahn, pra që ky bojkot është kundër produktiv dhe minon proceset e integruese. Është e rëndësishme që këto protesta të jenë të paqësore dhe ata që i organizojnë të tregohen të përmbajtur dhe të mos nxisin dhunë”, deklaroi Danielsson./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme