Moti i keq ka përfshirë detin Adriatik dhe brigjet shqiptare e italiane duke shkaktuar zhvendosje të grafikut të lëvizjeve për tragetet e linjave detare që lidhin dy vendet.
Pezullimi i përkohshëm i lundrimeve u shoqërua me ndërprerjen e aktivitetit përpunues të anijeve në port.
Mbrëmjen e së shtunës, deti i egërsuar detyroi kapiteneritë e porteve të Durrësit e Barit të shtyjnë nisjet për 4 tragetet e linjës. Tragetet e orës 23.00 janë nisur vetëm mëngjesin e së dielës dhe pritet të mbërrijnë në portet respektive të Durrësit e Barit jo më parë se ora 14.00.
Forca e detit shkaktoi një vonesë 2-orëshe në mbërritjen e tragetit të linjës Ankona-Durrës.
Ndërkohë, edhe ne Vlorë, moti i keq shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë mori me vete disa varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit të vjetër. Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë është pezulluar përgjatë gjithë ditës së dielë.
Forca e detit sot në Adriatik është 8 ballë dhe era fryn në drejtim të jugut. Në orët e para të ditës së hënë pritet një rënie e forcës detare dhe përmirësim i kushteve atmosferike në det./tch
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...