Sidorela Çela është një nga infermieret e arrestuara bashkë me dy kolege të saj në lidhje me skandalin në ‘Shefqet Ndroqi’, ku sanitarja e spitalit, Tire Alldervishaj merrte para te familjarët e pacientëve përmes mashtrimit. 28-vjeçarja që punonte si infermiere tek Covid-2 akuzohet për “Shpërdorimit te detyrës” dhe “Mashtrim”. E reja, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, kishte biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do të ndanin paratë me njëra-tjetrën.
BISEDA E ZBARDHUR NE DOSJE
Në datë 26/09/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 0693025877 të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “0693025877” nuk gjeneron të dhëna për personin në posedim të tij, por sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sidorela Çela figuron në listën e infermjereve të këtij spitali, me numër celular 0693025877. Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton që shtetasja Sidorela Remzi Çela figuron e punësuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë. Përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë:
15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10
15:21, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Kur ta dha
15.23, 26/09/2020 – Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit
15:23, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Mua sme dha
15:53, 26/09/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic
Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin WhatsApp është si më poshtë vijon:
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tire
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Ca ben
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Mthuaj
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Tlutem
31/08/2020, 10:55 – Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf
31/08/2020, 10:55 – Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher
31/08/2020, 10:58 – Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter
06****
31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Vajte
31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Atje
31/08/2020, 22:53 – Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira
02/09/2020, 17:43 – Sidorela Kat 3: Ku je ti
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer
02/09/2020, 17:44 – Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ok
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr
02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: You deleted this message
02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Kush e ka kte
02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Nr
02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer
02/09/2020, 17:46 – Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem
02/09/2020, 17:46 – Tire Alldervishi: Quhet Lume
02/09/2020, 17:47 – Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel
02/09/2020, 17:47 – Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ma gjejcik
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi
05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe
05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: Kafe
05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: ?
Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, të marrë nga ana jonë me proçesverbal të ”kqyrjes dhe marrjes së dokumentave”, rezulton që personi i cituar më sipër me emrin ”Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim Lemnushi dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime Lemnushi përdoruese e numrit të telefonit 0692450511. Ndersa, Ferzi Ymetllari që citohet më sipër është shtetasi Ferzi Hymetllari i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve, ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.
Gjithashtu, rezulton që në një tjeter episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +355696545815 të cilin nuk e ka të rregjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin Agim Allgjata të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet por e ka falenderuar për porosinë. Biseda është si më poshtë vijon:
20:00, 12/12/2020 – +355696545815: Po paté ndonje mundesi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5 kirurgjia torakale. Si esht si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. Aesht i qet. Se kjo elona nk me prgj. Vetem thjesht me falenderoj per porosin
08:04, 13/12/2020 – +355696545815: Mgjesi. Dini gje sot kush esht ne sherbim ne kat dyt ke agimi
08:15, 13/12/2020 – Tire Alldervishi : Mgjesii Te shoh Te them Mbr skish baderi
08:16,13/12/2020 – +355696545815: Ska gje
08:19, 13/12/2020 – +355696545815: Fola me sidorelen tani dhe me tha qe ishte ajo tani diten Rrofsh.
Në lidhje me episodin e mësipërm, është pyetur shtetasi Mariglen Allgjata i cili është nipi i shtetasit Agim Allgjata i cili sqaron se: ka pasur të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi” xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i cili ka qenë shtruar në datë 29.11.2020 dhe ka qëndruar në katin e dytë dhoma 5, kirurgjia tarakale. Në datën 16.12.2020, xhaxhai i tij ka ndërruar jetë në spital. Marigleni pohon që e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi në derën e spitalit kur ka qënë duke dorëzuar ushqimet për xhaxhain e tij. Aty ka parë Tiren dhe i ka kërkuar si nder që ti dërgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mundësi që të vinte në orën 18:00 kur ishte orari i përcaktuar për të dorëzuar ushqimet. Marigleni i ka dhënë asaj një pesëmijë dhe dhjetëmijë lekësh të ri. Marigleni pohon që ka pasur kontakte vetëm me infermierët Ai ju ka dhënë atyre, nga një dhjetë mijë lekësh të vjetër. Infermieret të cilëve ju ka lënë nga një dhjetë mijë lekësh, kanë qenë shtetasja me emrin ”Elona” përdoruese e numrit 0698528517 dhe ”Sidorela” përdoruese e numrit 0693025877.
Sidorela që përmendet më sipër rezulton të jetë shtetasja Sidorela Cela, siç është sqaruar dhe më sipër, me detyrë infermiere e spitalit dhe ka kontakte të vazhdueshme me Tiren.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...