Google ADS

Dalin rezultatet, dy vajzat nga Pogradeci nuk janë të infektuara me koronavirus

18:21 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Dy vajzat 22 dhe 23 vjeçe nga Pogradeci nuk janë të infektuara me Covid-19.

Këtë e dëshmon rezultati i analizave që dy të rejat iu nënshtruan, pas dyshimeve, pasi kishin patur kontakte me persona të prekur me Covid-19.

Në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar.

Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme