Ishte data 19 nëntor 2013 kur Moisi Habilaj kthehej në Itali, duke zbarkuar ne Bari, sipas listës se pasagjerëve që ka vënë në dispozicion vetë kompania “Adria Ferries”.
Pas mbërritjes në Pulia u bashkua me një tip të quajtur Asllan, shqiptar dhe shok rruge, po kërkonte informacion se ku e kishte lënë makinën vëllai i tij Florian (Lolo) me të cilin shkonte më tej ne Sicili. Asllanin do ta merrte me vete deri në Messina.
Gjatë rrugës Mosisiu përmes gruas së tij Lina fiksonte takimin me Meridian Sulaj. Pasi u takuan ata diskutonin rreth ngarkesës që i ishte sekuestruar në gusht.
Meridian: Po nëse flisnin këta gjërat do shkonin ndryshe
Habilaj: Po sigurisht qe do ndryshonin gjerat,
Meridian: sigurisht, rri i qetë, kjo është një gjë e imja tani
Habilaj: Gjerat do ishin ndryshe
Merdian: Sepse vetëm atje ndodhi, nuk duhet te ndodhte kjo. T’i q.. robt, unë doja te shkonte mire kjo, kështu ti shikon se çdo 10 ditë do e kesh këtu ‘makinën’, çdo 10 ditë Patrasso-Catania
Meridian: Do kishim mbaruar, gjysma e punes ishte brenda, gazetat thone se 3-4 pako i mori deti, te zinjte (policet) ishin te gjithe kalamaje
Habilaj: të kisha një kallashnikov do i kisha shtrire, bam, bam, bam/Panorama
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...