Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në dy banesa në Pogradec, teksa siç shihet në pamje, flakët po përpijnë shtëpitë.
Policia bën me dije se rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjitur me banesën që ra fillimisht zjarri. Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./tch/
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...
I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Pri...
Haradinaj: Fuqizimi i gruas, parakusht për një Kosovë fitues...
Tërmet në Kosovë