Dalin pamjet nga tërmeti në Tiranë, frikë në studio televizive

13:15 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4. Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese. Panik ka pasur edhe në zonën e Ishmit. Emergjencat Civile thonë se nuk ka informacione për dëme masive.

Televizioni Top Channel ka publikuar një video në të cilin shihet reagimi në studio në momentin kur është ndier tërmeti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme