Ora shënon 20:21 në një tjetër video të kapur nga kamerat e sigurisë, ku Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër.
Sikurse duket në pamje këto çaste besohet të jenë vetëm pak minuta para tragjedisë, ku Alma mban përdore tre fëmijët e saj dhe i çon drejt vdekjes. Nga pamjet duke se vajza më e madhe, mban në duar një qese.
Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik.
Mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur pas këtyre çasteve, askush nuk ka përgjigje sesi Alma Arrazi, i bindi tre fëmijët e vegjël të hidheshin pas saj drejt vdekjes, apo ajo i shtyu ata dhe më pas veten.
Para se të mbërrinte në urën e lumit Buna, pamjet filmike kanë kapur çastet ku ajo është ndarë me kunatën e saj, ku kjo e fundit mbante edhe një fëmijë për dore. Tre fëmijët përshëndetën kushërirën e tyre me dorë kur u larguan, pa e ditur që do ishte takimi i fundit, vetëm Alma e dinte mirë.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA