Pas zbulimit të kufomës brena një kanali në fshatin Daullas të Fierit, të tjera detaje kan dal në në dritë. Pas një hetimi disa mujor nga policia e Fierit, mësohet se hetimet janë kryer për zbulimin e vendndodhjes se personave qe janë denoncuar nga familjaret si të zhdukur.
Në këtë rast, bazuar ne informacione operative, ka pasur dyshime se një person i denoncuar nga familjaret si i zhdukur ne muajin qershor të vitit te kaluar mund te ishte vrarë.
Mesohet se falë hetimeve speciale janë siguruar të dhëna për vendodhjen e mundshme të eshtrave të nje personi te zhdukur rreth 9 muaj me parë, që mendohet të jete i seksit mashkull, rreth 34-35 vjeç. Gjithashtu, mësohet se gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen si edhe një person që mund të jetë i përfshirë në të.
Eshtrat gjendeshin të mbështjella me një batanije dhe brenda kanalit u gjet edhe një valixhe. Nga kqyrja paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me mjete prerëse dhe trupi mund te jetë gjymtuar. Eshtrat janë gjetur në disa pjesë të kanalit dhe tashmë pritet qe policia të dalë edhe në versionin e plotë të ngjarjes./albeu.com
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...