Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Fatos Verracakut dhe plagosjen e Fatmir Meaj, rreth mesditës së kësaj të mërkure në Shkodër.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy persona kanë marrë pjesë në krim, atentatori dhe person një i dytë. Autori, ka qëlluar me armë zjarri pasi ka zbritur nga një motoçikletë, që drejtohej nga ndihmësi i tij.
Sipas të njëjtave burime: Autori ka patur të veshur një xhakete ngjyre të kuqe me të bardhe, ndërsa fytyrën e ka fshehur me një skafandër ngjyre të kuqe. Ai ka zbritur nga motori, është afruar deri ne rreth 10 metra larg nga objektivi, e ka qëlluar në ecje e sipër. Pasi ka qëlluar objektivin që ishte Fatos Verracaku, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy herë në kokë për tu siguruar se ka vdekur.
Autori ka qëlluar vetëm me njeren dore, ndërsa raportohet se ka patur një saktësi të madhe duke qene preçiz, pra një vrasje e kryer nga një profesionist.
Me pas, teksa ka hipur ne motoçikletë, ka drejtuar pistoletën në ajër dhe ka qëlluar edhe njëherë, si për të dhënë dhëne një lloj mesazhi. Më pas, e ka futur në këllëf edhe është larguar.
Xhamin e skafadrës e ka patur të hapur, por nën të, sipas burimeve, ka patur një kapuç, pra ka qene i maskuar.
Motori që u gjet duke u djegur në Zooteknike ka qenë ngjyre gri tip “TMAX” 550 kubik, një mjet që ka një shpejtësi të madhe. Edhe pse ka ka pasur shumë lëvizje në atë zonë kur është kryer atentati, autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave.
Një efektiv i policisë që ishte civil, është afruar në vendngjarje dhe ka tentuar që ta ndjekë autorin duke vrapuar, por ata janë larguar me shpejtësi të madhe me motor.
Teksa ekzekutori kryente vrasjen, personi tjetër ka ndenjur pa lëvizur në motor dhe e ka mbajtur të ndezur me kokën e kthyer nga personi qe qëlloi Fatos Verracakun.
Drejtuesi i motori, sipas burimeve, edhe ai ka patur skafandër në koke ndërsa ka qene i veshur me rroba ngjyre gri.
Policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje ndërsa ende nuk ka rene në gjurmët e autoreve të dyshuar.
/PANORAMA
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla