Një vrasës shqiptar të cilit i është refuzuar qëndrimi në Britani të Madhe, vazhdon të qëndron në vend.
Daily Mail shkruan se Selami Cokaj punon në lavazhin që ai e drejton, edhe pasi rasti i tij u shfaq nëpër media, transmeton portali arbresh.info
Cokaj kishte arritur në Britani të Madhe në vitin 1999, por u dëbua pas dhjetë vitesh, pasi ishte kuptuar se ai ishte arratisur nga një burg në Shqipëri, pasi ishte duke kryer dënimin për një vrasje.
Në atë kohë, ai u paraqit me emrin Valton Gashi dhe u paraqit si një refugjat nga Kosova.
Cokaj ishte edhe në listën e Interpolit, pasi u largua nga burgu për shkak të vrasje me thikë dhe grabitje të armatosur, që ndodhi në vitin 1994.
Disa muaj pas arritjes në Britani të Madhe, në vitin 1999, ai ngriti një biznes për pastrimin e makinave dhe u takua me gruan e tij të ardhshme.
43 vjeçari vazhdon të fitojë më shumë se 40 mijë funte në vit nga biznesi i tij në Leicester, duke përdorur fitimet e tij për të bërë një jetë luksoze.
Në vitin 2009, kreu i Interpolit në Tiranë, Pellumb Serefi, i cili ka punuar për ekstradimin e tij, tha: “Selami Cokaj është një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, sepse ai ka kryer vrasje dhe grabitje me armë”.
Home Office në lidhje me rastin ka deklaruar se “është në dijeni të rastit dhe po punon për deportimin e tij”./arbresh.info./
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...