Daily Mail: Tirana, udhëtime mahnitëse me buxhet të lirë

09:30 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Po mendoni një vend për të vizituar, por jeni lodhur nga vendet ku shkoni zakonisht? Ndoshta është koha të mendosh jashtë “kornize”.

Kështu nis artikulli i Daily Mail, i cili rendit dhjetë vende që ia vlejnë të vizitohen, por ku më kryesorja është kursimi nga udhëtimi që nuk do ju zhgënjejë.

Shikoni listën tonë për udhëtimet me buxhet më të mirë, mund të mos jenë në listën tuaj të vendeve që shumica e njerëzve preferon, por ia vlen që t’i eksploroni, shkruan DailyMail. Më tej prestigjiozja britanike vë në dukje për lexuesit e saj se ata do të habiten nga sa do të kursejnë duke udhëtuar në këto destinacione, shkruan TCH.

Mes 10 vendeve në listën e DailyMail është edhe Tirana.

“Një tjetër destinacion ndoshta më pak i mundshëm për fundjavën, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me një dell aventure. Duke vizituar muzetë historike dhe duke ecur përgjatë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e epokës komuniste, rekomandohet një udhëtim në Bunk’Art. Ky është një art bashkëkohor dhe muze i historisë moderne i vendosur në një ish-bunker të Luftës së Ftohtë. Në sheshin Skënderbej në qendër do të gjeni edhe shtëpinë e operas”, shkruan DailyMail.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme