Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet se ka hyrë ilegalisht në Britani duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
Uran Ferizi 42 vjeçar, bëri një kërkesë false për azil kur mbërriti në Calais në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar dhe duke dhënë një datë të rreme të lindjes, raporton Daily Mail, transmeton Arbresh.info.
Javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron – pavarësisht rezervave të Home Office – si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në Pallatin Buckingham .
“Nuk është e drejtë diplomatikisht, moralisht apo etikisht që dikush që ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të emërohet ambasador. Kriza e migracionit duhet marrë seriozisht”, tha ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi.
Ferizi do të veprojë si një ndërlidhës mes Shqipërisë dhe qeverive të Mbretërisë së Bashkuar për të frenuar migracionin ilegal. Gjatë 10 viteve të fundit, mijëra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, me kamionë nga Calais dhe me varka të vogla përtej Kanalit.
Burime të shumta kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.
Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij vlerësohej.
“Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj 2000. Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në Brtiani tre vjet më vonë”, thuhet tuje në artikullin e tabloidit britanik.
Pavarësisht se nuk ka punuar kurrë në shërbimin diplomatik, ai u propozua për postin prestigjioz të ambasadorit nga qeveria shqiptare në qershor.
Burimet për “Daily Mail” thonë se ai ka një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen socialiste të vendit.
Zyra e Brendshme e Suella Braverman ngriti shqetësime për emërimin e Ferizit kur ai u emërua, por u anulua nga Ministria e Jashtme.
Sipas CV-së së tij në internet, Ferizi është një matematicient dhe shkencëtar kompjuterësh që ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin Universitar në Londër. Ai ishte një analist financiar në JP Morgan në Londër midis viteve 2006 dhe 2008 përpara se të transferohej në SHBA për të punuar si studiues shkencor në universitetet e New Yorkut dhe Stanford, Kaliforni. Para se të marrë rolin e tij, Ferizi do të vizitojë Pallatin Buckingham për t’i dorëzuar Mbretit ‘Letër Kredenciale’, një letër zyrtare nga kreu i shtetit shqiptar që thotë se atij mund t’i besohet detyra.
Tradicionalisht, Mbreti më pas zhvillon një bisedë jozyrtare me ambasadorin e ri për çështjet kryesore me të cilat përballet vendi i tyre.
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka përshëndetur në mënyrë të përsëritur ‘bashkëpunimin operacional’ të Britanisë me Shqipërinë për të trajtuar migracionin e paligjshëm.
Por, Harxhi tha se emërimi i Ferizit “tregon se ne po bëjmë vetëm fjalë për ndalimin e anijeve”.
“Puna e ambasadorit në Londër është më e rëndësishmja dhe prestigjiozja pas Washingtonit, por Ferizi nuk ka përvojë në shërbimin diplomatik”, tha Harxhi. Ajo tha se një regjistrim tregon se popullsia prej 2.8 milionë banorësh të Shqipërisë ka rënë me gati 1.5 milionë që nga viti 2011.
“Unë besoj se shumica e atyre njerëzve kanë shkuar në MB. Shumë shqiptarë e shohin atë si një shtet të mirëqenies për të pakualifikuarit. Janë kryesisht njerëz nga veriu i Shqipërisë, ku praktikisht nuk ka pasur asnjë investim. Për të ndaluar migrimin e paligjshëm, qeveria duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj”, shtoi Harxhi.
Një natë më parë, Ferizi tha se ende nuk ka ‘filluar punën si duhet’, kështu që nuk i është lejuar të flasë për media.
Zyra e Jashtme nuk ka komentuar statusin e imigracionit të një individi, duke theksuar “I takon Shqipërisë të rekomandojë një kandidat për të qenë ambasadori i tyre”.
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...