Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi deklaroi këtë të mërkurë se qeveria socialiste ka harxhuar një shumë të madhe parash për të bërë punësime elektorale.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se në vend që të investonte për shëndetësinë e arsimin, Edi Rama ka harxhuar 55 milionë euro për të lidhur kontrata të përkohshme pune në administratë.
“Sot, vendi është më keq, qeveria nuk jep parà për biznesin e vogël në vështirësi të jashtëzakonshme, sepse paratë shkojnë për të paguar militantët partiakë. Edi Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet. Me firmën e tij, qeveria e Edi Ramës i ka miratuar këto kontrata përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale. Kryeministri në ikje e ka bërë zgjedhjen e tij. Më paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro. Edi Rama do të largohet me turp nga pushteti.”
Demokratja u shpreh e bindur se shqiptarët do të bëjnë ndryshimin me votë.
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...