Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
Një pallat 8-katësh në Durrës, i cili duhet të kishte të instaluar ashensorin nga kati 0 apo nga kati 1, i fillonte ashensori në katin e tretë. Pas tërmetit, pallati është shkatërruar, ndërkohë që ekspertët e huaj janë çuditur nga vendosja e ashensorit në katin e tretë. Aktualisht, pallati 8 katësh në zonën e Shkozetit është shpallur i pabanuar, ndërkohë që do të duhen ekspertiza të tjera për të parë nëse do bëhen vetëm muratura apo edhe kolonat.
Banorët e pallatit thanë për “Fiks Fare” se pallati është bërë në vitin 2009. Sipas tyre, fillimisht leja u dha për 5 katë dhe më vonë u bë 8 katësh. Sipas tyre, një problem në këtë pallat është edhe ashensori, ku të moshuar, fëmijë, të sëmurë u duhet që të ngjisin shkallët deri në katin e tretë për të marrë më pas ashensorin.
Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me ndërtuesin Maksim Cani. Ai tha se pallati ka vetëm dëme në muraturë, ndërsa shpejtoi të deklaronte se firma e tij “ka zbatuar projektin i bëra nga inxhinierë të licensuar”. Sipas tij, në zonë janë bërë edhe studime fizike dhe gjeologjike. Por, sërish pallati u dëmtua. Gazetarët e pyesin si ka mundësi që një pallat ngjitur, i ndërtuar në vitin 1975 nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa ndërtuesi deklaroi se “këtë e gjykojnë ekspertët”. Ai tha se është i hapur për hetime nga prokuroria, ndërsa deri më tani, organet e drejtësisë ende nuk kanë thënë fjalën e tyre./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...