Në një konferencë për mediat, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, e ka cilësuar sot situatën e krijuar brenda kampit të MEK në Manzë si të patolerueshme.
Ai theksoi se anëtarët e kësaj organizate duhet të zbatojnë në mënyrë të përpiktë ligjin ashtu si çdo shtetas shqiptar.
Në fjalën e tij, ministri e tha me bindje se personi që ka vdekur sot në kamp nuk është prekur me dorë nga forcat e Policisë së Shtetit.
Madje shton ai, kjo gjë s’ka ndodhur me asnjë anëtar të organizatës.
“Askush në Shqipëri përfshirë dhe anëtarët e MEK-ut që janë strehuar vetëm për qëllime humanitare nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e Gjykatës, ato janë për t’u zbatuar. Prandaj ndihem i keqardhur siç thashë që në fillim për këtë reagim të shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ndaj Policisë së Shtetit. Shqipëria është, ka qenë dhe do mbetet vend paqësor, ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme me vende fqinje apo të tjera. Po hapemi gjithnjë e më shumë dhe për këdo që aludon se ne mund të jemi shtrënguar për këto veprime qoftë dhe nga regjimi i Iranit është pretendim i pargumentuar. Qeveria shqiptare nuk është ajo që ka shkuar e ka ndërhyrë në kamp, por gjykata dhe është shumë i qartë qëndrimi ynë ndaj Iranit.
Aludimet janë keqdashëse dhe vetëm për konsum politik.
E theksoj që veprimet që janë ushtruar ndaj policisë janë të patolerueshme, ata janë në Shqipëri që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe ne i kemi plotësuar detyrimet tona më së miri në bazë të kodit tonë të mikëpritjes.
Madje unë u kam lënë një person përgjegjës nga Ministria e Brendshme që të jetë pranë për çdo lloj halli që mund të kenë me çdo zyrë apo institucion.
Si pikë kontakti për të lehtësuar çdo marrëdhënie me institucionet.
Ky veprim është i dënueshëm dhe është qëndrim që na vendos në një pozitë edhe ne si mikëpritës, është thyerje e drejtëpërdrejtë e marrëveshjes që kemi bërë me ta. Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë, ne po presim ekspertizën mjeko-ligjore, ka pamje ka edhe nga Policia gjatë ushtrimit të kontrollit, por ka pamje dhe nga vetë anëtarët e MEK që e vërtetojnë se nuk është prekur qoftë dhe një anëtar me dorë, asnjë!”, deklaroi ministri.
Kujtojmë se një person u konfirmua i vdekur rreth orës 12:41 në kamp, por u mohua në mënyrë absolute nga Policia e Shtetit që vdekja e tij të jetë shkaktuar si rezultat i ndërhyrjes, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime për zbardhjen e rrethanave./tvklan.al
Lexo edhe:
Kaosi në kampin e muxhahedinëve, avokati Genc Gjokutaj: Viktima ka shenja dhune
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...