Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Bejrut të Libanit për të zhvilluar një vizitë zyrtare në kuadër të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve tanë nga Siria.
Çuçi është takuar me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim dhe e ka falenderuar atë për kontributin e tij në finalizimin e këtij operacioni në një kohë sa më të shkurtër. Ai bën me dije se po punohet me vendosmëri për të përfunduar një operacion tjetër për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë.
“Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Bejrut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falenderova Gjeneralin për gjithë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Bejrut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”, thotë Çuçi.
4 fëmijë dhe 1 grua me aftësi të kufizuara ishin të parët që u liruan nga kampi Al Hol në Siri më 26 Tetor të vitit të kaluar.
Megjthatë atje qëndojnë shqiptarë ttë tjerë të mbyllur prej dy vitesh. Al Hol kontrollohet nga kurdët.
Sipas autoriteteve siriane, sa i përket shtetasve shqiptarë të bllokuar në kamp bëhet fjalë për gratë dhe fëmijët e ish-luftëtarëve shqiptarë që kanë luftuar përkrah ISIS.
Kujtojmë që nga ky kamp ka dalur më herët edhe Albin Berisha pasi historia e tij bëri bujë në mediat më prestigjioze italiane./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...