Vlora është kthyer tashmë zyrtarisht në një vatër të larjes së hesapeve dhe duket se forcat e rendit janë të paafta të marrin më në kontroll këtë qytet. Në 4 muajt e fundit aty janë shënuar 4 të vrarë në ekzekutime të qarta mafioze dhe që nuk i kanë trembur autorët pavarësisht se shënjestrat e tyre kanë qenë prezentë në zona të banuara.
Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 shkurtit kur u ekzekutua 40-vjeçari Gentian Qarri. Ai u qëllua me 20 plumba dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Automjeti që përdorën autorët dhe që u gjet i djegur në Pyllin e Sodës rezulton të jetë i vjedhur në Greqi. Qarri bënte aktualisht një jetë të rregullt ndërsa në të kaluarën ishte dënuar për trafik drogë në Itali.
Në 3 mars u ekzekutua në mes të ditës 31-vjeçari, Taulant Gjikaj. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se ai u ndalua në rrugë nga 2 persona të cilët më pas hapën zjarr duke e lënë të vdekur në vend. Edhe viktima kishte një armë në brez. Një Far West i vërtetë. Kjo është e vetmja ngjarje e zbardhur deri tani policia ndaloi njërin prej autorëve në përpjekje për tu larguar. pak ditë më parë u vetëdorëzua në polici edhe një person tjetër. Viktima Tauland Gjikaj ishte një emër i njohur për drejtësinë ndërsa ka qenë hetuar dhe dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentative, ndërsa mësohet se përdorte disa emra. Ai ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri të ndodhur në vitin 2018 në lagjen 28 nëntorit në Vlorë, ku mbetën të plagosur 3 persona. Pista kryesore ku po hetohet, është ajo per prishjen e pazareve të drogës.
Një tjetër ekzekutim në mes të ditës ndodhi në 10 maj kur në një atentat të mirorganizuar u vra Bledar Birçaj. Ai u qëllua me mbi 15 plumba në makinën e tij ndërsa udhëtonte me një efektiv të antidrogës dhe nipin e tij. Autorët u larguan me një benz ngjyrë gri që bën përjashtim pasi nuk është gjetur i djegur. Edhe Bledar Birçaj ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në janar të 2011-ës ai është arrestuar i akuzuar për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone. Viktima njihej si pronar i një lokali në zonën e Lungomares së këtij qytetit. Konfliktet e të shkuarës është një nga pistat ku po hetohet, por nuk përjashtohen as përplasje të reja dhe përfshirja në aktivitete të paligjshme. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë vendit.
Rasti i fundit është ai i 38-vjeçarit Delon Troqe që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së premtes. Rreth 20 plumba kanë derdhur autorët mbi të riun Shënjestra u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë. Pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur në afërsi të fshatit Sherishtë zonën e Kaninës e cila është përdorur nga autorët. Brenda saj u ishin edhe armët e krimit. 38-vjeçari i ekzekutuar sapo ishte kthyer nga Spanja. /lapsi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?