Efektet ekonomike te pandemisë së Covid-19 kanë nisur të ndihen në ekonominë e Shqipërisë. Të dhënat e INSTAT flasin për një rënie të frikshme të numrit të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë në muajin qershor 2020 përfshirë dhe kosovarët.
Ndër sektorët më të prekur turizmi ka pësuar një rënie me 71% dhe sipas statistikave të INSTAT 179 mijë e 594 shtetas të huaj dhe 364 mijë e 547 shtetas shqiptarë kanë vizituar Shqipërisë muajin e kaluar.
INSTAT vëren se ka një ulje të numrit të shtetasve kosovarë që kanë vizituar Shqipërinë duke u përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.
Vitin e kaluar Shqipëria kishte një bum vizitorësh polakë që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet ndërsa këtë viti numri i tyre ka rënë me 95%.
Të dhënat për muajin korrik dalin në gusht, por nisur nga fluksi në kufi ka një rritje të shtetasve kosovarë që po vizitojnë Shqipërinë për pushime.
Po kështu pezullimi i fluturimeve ka bërë që të ulet numri i shtetasve që janë larguar nga Shqipëri ku në qershor ulja ka qenë me 65.1% .
Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %.
Kujtojmë që shqiptarët nuk lejohen ende të udhëtojnë të vendet e zonës Schengen përveç atyre që janë të pajisur me dokumente qëndrimi në vendet e Schengenit.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...