Google ADS

CoVid-19, të gjitha hapat për të marrë lejen e daljes, kush s’ka internet dërgon veç një SMS

18:32 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Tashmë, kush do të dalë për të bërë pazar duhet të marrë leje.

Ashtu sikurse kryeministri Edi Rama, paralajmëroi më herët, vetëm një prej pjesëtarëve do mund të lejohet për pazar ndërsa pensionistët duhet të rrinë në mënyrë absolute në shtëpi për sigurinë e jetës së tyre

E gjithë procedura do të zhvillohet në e-albania. Por ndërkaq, ata që s’kanë akses në internet apo nuk kanë një smart phone, lejen mund ta marrin thjesht duke dërguar një sms.

Të gjitha hapat i shpjegon drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj si më poshtë:

SI MUND TË APLIKOSH PËR LEJE DALJE:

Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin.

SHUMË MË PYESIN: PO UNË QË S’KAM INTERNET APO SMARTPHONE?

Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes ( psh IxxxxxxxxB 10.00)

Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.

Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për “Leje për dalje”. Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisej me leje pasi është jetike që ata të qendrojnë brenda.

Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet ti tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejës ju penalizon me gjobë”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme